Qyteti i Dortmundit po vijon të mbushet me tifozë shqiptarë

Futboll

Qyteti i Dortmundit po vijon të mbushet me tifozë shqiptarë

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 15:32
Pamje nga atmosfera

Qyteti i Dortmundit po vijon të mbushet me tifozë shqiptarë, të cilët janë gati të “pushtojnë” stadiumin “Signal Iduna Park” në mbështetje të heronjve “Kuqezi” në duelin e parë në Euro 2024, me “Legjionarët” e teknikut Sylvinho, që do të përballen në orën 21:00, me kampionët e Evropës, në fuqi, Italinë.

Pavarësisht se duhen edhe rreth 8 orë që nga fillimi i sfidës, tifozët e “Kuqezinjve” kanë nisur festën e këtij eventi historik.

Ndërkaq, kujtojmë se, Shqipëria vjen për herë të dytë në finalet e një kompeticioni madhor, siç është Kampionati Evropian i futbollit.

Teksa këtë radhë janë shortuar në grupin e “ferri” të këtij turneu, ku bashkë me kampionët e Italisë, janë edhe “La Furia Roja” spanjolle, si dhe Kroacia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat