Gjilani ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës.
Skuadra e udhëhequr nga Ardian Nuhiu ka siguruar shërbimet e top sulmuesit anësorë, Albin Prapashtica.
Prishtinasi së fundmi ishte pjesë e Dritës, derisa ishte ndër më të kërkuarit në Kosovë dhe Shqipëri.
Olle mëson se ai ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Skifterat.
Gjilani ka fituar garën për Prapashticën ndaj skuadrave si Ballkani, Prishtina, Vllaznia e Shkodrës, Partizani dhe Skënderbeu.