Vllaznia sot test me Buduçnostin

Futboll

Vllaznia sot test me Buduçnostin

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 15:49
Vllaznia

Vllaznia do të zhvilloj sot ndeshjen e parë miqësore të përgatitjeve të saj për takimet europiane.

Nga sa mësohet sot do të ketë përballë ekipin e Buduçnostit.Për teknikun Brdariç do të jetë edhe një test për të parë edhe lojtarët e sapo ardhur. Ose më mirë gërshetimin e lojtarëve që mbeten edhe atyre të sapoardhur.

Qarri mesa duket tani është konsoliduar në portë. Katërshja e mbrojtjes do të jetë e përbërë nga dy lojtarë që mbyllën sezonin me Vllazninë dhe dh ardhjet e këtij sezoni. Stojanoviç e Juriç do të jenë në qendër e ndërsa Gurishta e Bajrami dy afrimet e këtij sezoni në krah.

Në mesin e fushës Krymi pritet të ketë dy afrimet e sapo mbërritura Deliun e Karamanoviç në rolin e fantazistit. Ndërsa në sulm Gruda e Malaj do të mbështesin kapitenin Balaj. Ndoshta me pak ndryshime ky pritet që të jetë edhe formacioni që edhe tekniku Brdariç do të ngre strategjinë e skuadrës së tij.

Siç është bërë e ditur, skuadra shkodrane do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje të mërkurën e ardhshme po në Shkodër. Gazeta mëson se kundërshtar i saj do të jetë një tjetër ekip i kampionatit malazez.

Bëhet fjalë për një ekip shqiptar, atë të Deçiçit të Tuzit, i cili vetëm pak ditë më parë u shpall edhe kampion në shtetin fqinj duke regjistruar në këtë mënyre një arritje historike. Kjo sfidë përballë tuzianëve do të luhet të mërkurën e ardhshme dhe tashme mbetet për t’u mësuar vetëm ora se kur do të luhet sfida.

PROVAT Antonio Leka ka ardhur për t’u provuar te Vllaznia dhe sigurisht që po tenton të bëjë më të mirën e tij për te bindur stafin drejtues të saj, Ndërkohe, skuadra me të cilin ai e ka mbyllur sezonin e fundit, pikërisht Pontedera FC i ka ofruar edhe firmosjen e kontratës profesioniste, megjithatë po sheh fillimisht opsionin e Vllaznisë dhe me pas do të vendosë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat