Egnatia i rinovon kontratën Redi Kasës

Futboll

Egnatia i rinovon kontratën Redi Kasës

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 16:31
Pamje

Sulmuesi Redi Kasa është kthyer tek Egnatia.

Vetë klubi ka bërë të ditur se huazimi i tij 6-mujor ka përfunduar dhe ai është rikthyer në ekip. Palët kanë arritur akordin dhe Kasa ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027-të.

"Klubi njofton se sulmuesi Redi Kasa ka mbaruar huazimin 6-të mujorë tek NK Olimpija Lubljana në Slloveni.

Kasa së bashku me Presidentin Agim Demrozi kanë zgjatur bashkëpunimin në deri në vitin 2027-të.

Sulmuesi pasi rinovoi kontratën u ngjit direkt në bordin e “avionit të Kampionëve” për tu berë gati për fluturimin Europian", -njofton Egrnatia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat