Ish-futbollisti brazilian, Ronaldinho ka thënë se nuk do t’i shikojë ndeshjet e Brazilit në Kupën e Amerikës.
Sipas Ronaldinhos, kjo skuadër e Brazilit është ndër më të dobëtat në vitet e fundit, teksa shtoi se nuk ka një lider, por vetëm lojtarë mesatarë.
“Është një moment i trishtuar për ata që e duan futbollin brazilian… dhe tani është e vështirë të gjesh shpirtin për të parë ndeshjet kur e sheh këtë ekip tani”, u shpreh Ronaldinho.
“Është një nga skuadrat më të këqija të viteve të fundit, gjithashtu nuk ka liderë të respektuar dhe vetëm lojtarë mesatarë, është diçka e papranueshme për të gjithë ne”.
“Nuk kam parë kurrë një situatë kaq të keqe si kjo. Mungesa e dashurisë për fanellën e Brazilit, mungesa e cilësisë… dhe mungesa e futbollit”, vazhdoi ish-ylli brazilian.