Partizani firmos me një sulmues portugez!
Një sulmues portugez për Partizanin. Nënkampionët e Shqipërisë kanë arritur marrëveshjen me 23-vjeçarin Rodrigo Piloto, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me kryeqytetasit dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Orges Shehi për t’u përgatitur për eliminatoret e Conference League.
Piloto vjen nga kampionati i Andorrës, ku ka qenë pjesë e Atletic Club D’Escaldes dhe ka shënuar 15 gola në sezonin që sapo u mbyll, duke treguar cilësi të mira finalizuese.
Sulmuesi portugez shihet si një element mjaft premtues nga të kuqtë, teksa tashmë i takon atij të bindë trajnerin Shehi në fushën e lojës me cilësitë e tij teknike.