Portieri i Spanjës, Unai Simon ka dhënë një intervistë për mediet
“Qëllimi ynë është vetëm një, fitorja e Kampionatit Europian.
Grupi ku jemi është shumë i komplikuar. Italia dhe Kroacia ishin në katërshen finale të Nations League një vit më parë. Arritëm t’i mposhtim të dyja, por niveli është i lartë.
Është e vërtetë që Italia ka ndërruar trajner, por mua vazhdojnë të duken si një rival shumë i rrezikshëm, është një grup i vështirë, nuk ka hapësirë për gabime edhe sepse Shqipëria mund të ketë me më pak emër, në letër, mund të duket si një kundërshtar i nivelit më të ulët, por ata janë ende një ekip i shkëlqyer dhe nëse janë aty është sepse e kanë merituar”-deklaroi Unai Simon.