​Ylli i Italisë me mesazh për Shqipërinë: Askush nuk dëshiron të luajë kundër nesh

Futboll

​Ylli i Italisë me mesazh për Shqipërinë: Askush nuk dëshiron të luajë kundër nesh

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 19:13
Italia

Kur kanë mbetur më pak se dy orë deri te fillimi i ndeshjes, sulmuesi i Italisë, Mateo Retegui në një intervistë për “SportWeek” ka një mesazh për Kombëtaren e Shqipërisë.

Shqipëria dhe Italia e nisin sot aventurën në Kampionatin Evropian Euro 2024, duke u përballur me njëra-tjetrën me fillim nga ora 21:00 në “Signal Iduna Park”.

Retegui tha se historia e thotë që Italia është e fortë, dhe se askush nuk dëshiron të luajë kundër saj.

“Ne jemi të fortë sepse historia e thotë këtë. Jemi kampionë evropianë në fuqi dhe katër herë kampionë bote. Askush nuk dëshiron të luajë kundër nesh”, tha Retegui. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat