Shqipëria nuk ia del me Italinë! Shqiptari në histori, çmend mbi 50 mijë shqiptarë në stadiumin e Dortmundit!  

Futboll

Shqipëria nuk ia del me Italinë! Shqiptari në histori, çmend mbi 50 mijë shqiptarë në stadiumin e Dortmundit!  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 qershor 2024 Në ora: 20:10 Përditësuar në ora: 22:52 më 15.06.2024
Pamje nga ndeshja

Shqipëria e pafat!

Shqipëria e pafat në përballjen e parë të grupit B në Kampionatit Evropian që po mbahet më Gjermani.

Italia ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Shqipërisë, në një ndeshje të luftuar deri në frymën e fundit.

Djelmoshat selektorit të Shqipërisë, Sylvinho luftuan më mish e më shpirt por nuk ia dolën ndaj italianëve. 

Stadiumi “Signal Iduna Park” në Dortmund, pothuajse i tëri ishte i veshur kuqezi. Mbi 50 mijë shqiptarë në stadium, i dhanë përkrahje të fuqishme Shqipërisë, e cila sonte ka qenë e pafat që të fitoi pikë në përballje me kampionin e Evropës në fuqi. 

Italia - Shqipëria 2:1

Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania).
Shikues: 80.000.

Shënues: Bastoni (11'), Barella (16') - Bajrami (1').

Kartona të verdhë.: Lo. Pellegrini, Calafiori - Broja, Hoxha.

Italia: Donnarumma, di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco (Darmian 83'), Jorginho, Barella (Folorunsho 90+2'), Frattesi, Lo. Pellegrini (Cristante 77'), Chiesa (Cambiaso 77') dhe Scamacca (Retegui 83').
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami (Muçi 87'), Asani (Hoxha 68'), Seferi (Laçi 69') dhe Broja (Manaj 76').

Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami, futet në histori të Kontinentit të Vjetër, duke shënuar golin më të shpejt dhe për 23 sekonda.   

Goli i tij në sekondën e 23-të, bëri që të shpërthen stadiumi si vullkan nga mbi 50 mijë shqiptarë dhe e gjithë Evropa flet për të.   

Italia u trondit për 23 sekonda nga zemra e shqiptarëve. Futbollisti Nedim Bajrami brenda 16-shit e me goditje të fortë, shkundi pjesën e epërm të majtë, 0:1.

Ky gol Italinë e tërboi dhe shënoi dy të shpejt brenda 15 minutave në portën e Thomas Strakoshës. 

Në minutën e 11-të, Futbollisti Alessandro Bastoni nga afërsia shënoi me kokë duke shtangur kuqezinjtë.

Pas pesë minutave (16’), Nicolo Barella shënoi nga rreth 18 metra e në këndin e epërm të djathtë, 2:1.

Strakosha aq së kishte kohë për të reaguar vetëm e shikoi topin duke hyrë në rrjetë.

Në minutën e 33-të, shtylla e majtë aleat i kuqezinjve. Futbollisti Frattesi goditi nga afërsia por fati në anën e portierit Strakosha.

Në minutën e 40-të, Strakosha dëshmoi cilësitë e tija, shpëtoi gol të sigurt. Scamacca i vetmuar por goditja e tij u ndal nga këmbët e portierit shqiptar. 

Pjesa e dytë mjaft dinamike por nuk kishte gola dhe përfundoi ndeshja me rezultat 2:1.

Në minutën e 90-të, a është e mundur se çfarë humbi Manaj. I vetmuar dhe kur u duk se e parabolloi Donnarumman, për fat të keq  topi shkoi përskaj shtyllës së djathtë.

Spanja kryeson me 3 pikë, pasojnë Italia 3, Shqipëria 0 dhe Kroacia 0 pikë.

Më 19 qershor (15.00) Kroacia ndeshet me Shqipërinë, ndërsa më 20 qershor (21.00) Spanja sfidohet nga Italia.

Mbi 50 mijë shqiptarë në stadium

(E plotësuar) – 90' A është e mundur se çfarë humbi Manaj. I vetmuar dhe kur u duk se e parabolloi Donnarumman topi shkoi përskaj shtyllës së djathtë.

89' Italia afër fitores.

85' Italia në epërsi.

82' Ndeshja po shkon drejt fundit.

Italia - Shqipëria 2:1

Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania).
Shikues: 80.000.

Shënues: Bastoni (11'), Barella (16') - Bajrami (1').

Kartona të verdhë.: Lo. Pellegrini, Calafiori - Broja, Hoxha.

Italia: Donnarumma, di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco (Darmian 83'), Jorginho, Barella (Folorunsho 90+2'), Frattesi, Lo. Pellegrini (Cristante 77'), Chiesa (Cambiaso 77') dhe Scamacca (Retegui 83').
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami (Muçi 87'), Asani (Hoxha 68'), Seferi (Laçi 69') dhe Broja (Manaj 76').

77' Shqipëria po orvatet në maksimum.

74’ Lojë që po mban në ankth tifozët.

70’ Shqipëria po luan me zemër po e kërkon golin me ngulm të barazimit.

67’ Asnjë zëvendësim deri me tani qoftë nga Italia qoftë nga Shqipëria.64’ Lojë e fortë, me veprime të shpejta dhe raste shënimi.

61’ Tre gola e tre kartona të verdhë deri me tani.

58’ Atmosferë për mbamendje, rreth 80 mijë shikues, 50 mijë shqiptarë.

55’ Shqipëria e do me ngulm golin e barazimit, Italia jashtëzakonisht e fortë50' Shqipëria e kërkon golin e barazimit.

48' Shqipëria ka përkrahje të madhe në stadium.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Shqipëria e Silvinhos ka treguar lojë të mirë deri me tash.43' Raste të shumta, tre gola deri me tash.

40’ Italia ka rritur presionin ndaj kuqezinjve. Strakosha dëshmon cilësitë e tija, shpëton gol të sigurt. Scamacca i vetmuar por goditja e tij ndalet nga këmbët e portierit shqiptar.  

37' Italia po sulmon po synon epësri më bindëse.34’ Shqipëria ka presionin e rezultatit por edhe për nga loja po dëshmon klasin e saj.

33' Shtylla e majt[ aleat i kuqezinjve, Frattesi i pafat..

31’ Shqipëria po has në presion të italianëve.

28’ Stadiumi pothuajse i gjithë kuqezi, mbi 50 mijë shqiptarë në stadium, një atmosferë drithëruese.

26’ Lojë e hapur dhe pa kalkulime. Dy palët synojnë golin e radhës.23’ Shqipëria nuk është inferiore, po sulmon me të gjitha forca, do golin e barazimit. 

20’ Tre gola për 15 minuta, lojë e hapur dhe madje Nedim Bajrami realizoi pr 28 sekonda.

16' Nicolo Barella shënon nga rreth 18 metra e në këndin e epërm, 2:1.

14' Lojë e fortë.

11' Italia barazon rezultatin.

Futbollisti Alessandro Bastoni nga afërsia shënoi me kokë.

1' Italia tronditet për 28 sekonda nga zemra e shqiptarëve. Nedim Bajrami brenda 16-shit e me goditje të fortë, shkundi pjesën e epërm të majtë. 

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Intonohem himnet e kombëtareve.

Emocione, shqiptarët marshojnë në stadium

Ballafaqimi mes Italisë dhe Shqipërisë, pritet me padurim nga miliona shqiptarë dhe italian.

Është përballja në kuadër të Grupit B të Kampionatit Evropian.

Stadiumi në Dortmund është i mbushur me shikuesit.

Italia - Shqipëria   

Italia: Donnarumma, di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Jorginho, Barella, Frattesi, Lo. Pellegrini, Chiesa dhe Scamacca.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Seferi dhe Broja.

Ramadani para ndeshjes: Jemi të mirë

Ylber Ramadani mendon se kuqezinjtë duhet të bëjnë maksimumin sot ndaj Italisë për të marrë një rezultat në fushën e lojës ndaj Italisë.

Ai foli për UEFA-n pak minuta para sfidës, duke treguar emocionet për atmosferën elektrizuese në stadium.

“Është atmosferë mahnitëse.

Është hera e parë që bëj video në stadiume, është hera e parë dhe po bëj video dhe shpresoj që në fund të kemi një rezultat të mirë për ta.

Padyshim do të jetë e vështirë, por e dimë dhe do të shkojmë të japim gjithçka në fushë, Nuk ka rëndësi se kush luan.

Jemi një ekip i mirë dhe duhet ta tregojmë edhe në fushë”, tha mesfushori i kuqezinjve pak minuta para ndeshjes.

Gjithçka gati për debutimin

Gjithçka gati për debutimin!

Është një moment që e kemi pritur gjatë. Në më pak se 1 orë, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të përballen në “ferrin” gjerman, të “Signal Idua Park”, të Dortmundit, me kampionët në fuqi të Evropës, Italinë, në sfidën e parë të rrugëtimit të tyre të dytë, në turneun më madhor të futbollit, në “kontinentin e vjetër”, Euro 2024.

Sa i përket formacioneve tekniku Luciano Spalletti ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Donnarumma. Në krahët e mbrojtjes janë Dimarco e Di Lorenzo, me qendrën që mbulohet nga Calafiori e Bastoni. Më të tërhequr janë Barella e Jorginho, ndërsa Chiesa, Pellegrini e Frattesi vendosen pas “bomberit” Scamaça.

Në krahun tjetër, tekniku Sylvinho ka vendosur të përdorë të njëjtën formulë, si gjatë fazë kualifikuese atë 4-3-3, me portën që mbrohet nga Strakosha, ku në krah janë Hysaj e Mitaj e në qendër Gjimshiti dhe Ajeti. Mesfusha klasike përbëhet nga Asllani, Ramadani e Bajrami, ndërsa në sulm udhëheq Armando Broja, me dyshen Jasir Asani e Taulant Seferi, nga krahët..

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Italisë

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Italisë!

Sylvinho ndan mendjen për formacionin, surpriza në portë e mbrojtje!

Është momenti i Shqipërisë! Kombëtarja shqiptare zbret sonte në mbrëmje në “Signal Iduna Park” për të sfiduar Italinë kampione në fuqi të Europës, në ndeshjen e parë të grupit B të Euro 2024-ës, në prezencën e mbi 40 mijë zemrave kuqezi, e milionave të tjera që do të brohorasin nga larg për luftëtarët e Kombit.

Trajneri Sylvinho ndan mendjen për formacionin, duke zgjedhur Strakoshën nga minuta e parë dhe Ajetin që fiton balotazhin me Ismajlin në mbrojtje, në krah të Gjimshitit, teksa sulmi udhëhiqet nga Armando Broja.

Shqiptarët e bënë festë në Dortmund, policia arreston 50 italianë me thika dhe kapuça

Shqiptarët e bënë festë në Dortmund, policia arreston 50 italianë me thika dhe kapuça se donin t’i sulmonin!

Itali-Shqipëri do të jetë një ndeshje më e qetë se sa mund të ishte: shërbimi parandalues ​​i forcave të policisë gjermane ndaloi 50 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit të ndeshjes së dy përfaqësueseve.

Sipas mediave italiane, ata kishin me vete thika, fishekzjarrë, sende të mprehta dhe po përpiqeshin të sulmonin mbështetësit shqiptarë.

Personat janë në paraburgim parandalues, pasi janë identifikuar pranë një restoranti ku – të veshur me kapuç – po tentonin të përlesheshin me tifozët shqiptarë.

Ata do të mbahen në paraburgim për ndoshta 24 orë, më pas do të merret vendimi nga gjyqësori vendas.

Italia - Shqipëria, Dortmundi pushtohet nga shqiptarët

Stadiumi i Dortmundit sot pret një ndeshje shumë të veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën. Kuqezinjtë e Silvinjos nisin rrugëtimin e tyre në Euro 2024 me një përballje ndaj Kampioneve në fuqi të Italisë.

Sfida është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat pasi nga një anë është një skuadër që kërkon të shkojë deri në fund turneut.

Ndërsa nga ana tjetër është entuziazmi kuqezi i mbështetur nga një dallgë e madhe tifozësh që ka pushtuar Dortmundin në ditën e sotme duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse.

FORMACIONET ZYRTARE

ITALIA: Donaruma, Bastoni. Kalafiori, Dimarko, Di Lorenco, Zhorzhinjo, Barela, Pelegrini, Fratezi, Kieza, Skamaka.

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat