Në orën 21:00 Itali-Shqipëri, Del Piero: “Është më e lehtë me stadiumin kundër nesh
Kanë mbetur më pak se dy orë nga fillimi i ndeshjes Itali-Shqipëri, që shënon dëbutimin e kuqezinjve dhe të kaltërve në Europian.
Para ndeshjes, në fushë, Alessandro Del Piero komentoi drejtpërdrejt në Sky Sport:
“Të kesh kundërshtarët kundër teje ka anët pozitive dhe negative, varet nga mënyra se si i shikon gjërat. Ana pozitive është se kur gjithçka është kundër, është më e lehtë të përqendrohesh. E keqja është se reagimi i publikut të ngarkon emocionalisht.
Ne duhet të luftojmë kundër gjithçkaje dhe të gjithëve, ky stadium na ngjall fitore të mëdha.
Për të arritur në krye ju duhet të fitoni këto ndeshje.
Sonte, nga 62 mijë vende totale të disponueshme brenda “Signal Iduna Park”, në Dortmund, pothuajse dy të tretat do t’i zënë përkrahësit e Shqipëria: Priten 35-40 mijë shqiptarë dhe pak më shumë se 20 mijë tifozë italianë.