​Chiesa: Shqipëria, kundërshtare shumë e ashpër

Futboll

​Chiesa: Shqipëria, kundërshtare shumë e ashpër

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 23:59
​Chiesa: Shqipëria, kundërshtare shumë e ashpër

Lojtari më i mirë i ndeshjes Itali-Shqipëri, Federico Chiesa foli për mediat e Euro 2024 pas fitores së kombëtares së tij ndaj kuqezinjve.

Chiesa tha se Shqipëria ishte një kundërshtare shumë e ashpër por që është i lumtur me paraqitjen e Italisë.

“Jam shumë i lumtur për ekipin dhe paraqitjen tonë.

Shqipëria ishte kundërshtare shumë e ashpër, kishte sasi dhe cilësi. Në të ardhmen, ne duhet të mësojmë ta përfundojmë lojën kur të kemi mundësi – përndryshe, ju gjithmonë mund të jeni në rrezik, siç ishim në minutat e fundit të lojës”, tha Chiesa. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat