Kritikon

Futboll

Kritikon

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 10:12
Koeman  e Lewandowski

Vetëm pak orë për para ndeshjes së parë për të dyja kombëtaret, Ronald Koeman  ka vendosur që ta nxehë atmosferën dhe t’i bëjë presion sulmuesit të Polonisë, Robert Lewandowski.

Ky i fundit nuk dihet ende nëse do t’ia dalë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë, pasi është dëmtuar, por Koeman ka vendosur që t’i fusë “shkopinj” nën rrota. Trajneri i kombëtares së Holandës ka dhënë një intervistë për spanjollët e “Mundo Deportivo”, ku kritikon hapur transferimin e sulmuesit polak nga ana e Barcelonës. Në fakt nuk e bën në mënyrë të drejtë, por duke sulmuesi drejtuesit e katalanasve. Ai në fakt që në vitin 2022 ka kritikuar këtë lëvizje.

“Unë në fakt nuk e kisha për Levandovskin, por më shumë për klubin katalanas që transferon një lojtar me një moshë të konsiderueshme. U shpenzuan shumë para për një lojtar të tillë, ndërkohë që dihej që skuadra kishte probleme ekonomike. Duhet të analizohej mirë dhe me detaje një lëvizje e tillë. Ndoshta duhet që të afroheshin lojtarë me të ardhme.

Në opinionin tim është e gabuar që të transferosh dikë 35-vjeç, ndërkohë që periudha më e mirë e një lojtari është në moshën 26-vjeçare.

Është e çuditshme të shpenzosh lojtarë me lojtarë veteranë, për më tepër kur nuk ke para. Megjithatë ai është lojtar i rëndësishëm dhe goleador në kombëtaren e tij. Të shohim në rast se do të luajë, por këtë e mësojmë vetëm përpara ndeshjes”, thotë Kuman.

Tani do t’i duhet Levandovskit që të rikuperohet në kohë, edhe pse e ka shumë të vështirë dhe t’i përgjigjet trajnerit të Holandës në fushën e lojës.

“Kam folur me të për shumë tema dhe është i lumtur te Barcelona. Nuk kërkon të largohet.

Mirëpo, dëmtimet e kanë penalizuar shumë nivelin e tij.

Nuk ishte në 100% për të luajtur kundër PSG-së dhe Realit në ndeshjet e fundit të sezonit. Donte kohë për t’u rikuperuar, por ata rrezikuan duke e zbritur në fushë dhe kështu humbi Europianin”, përfundoi Kuman. Holanda do të debutojë ditën e nesërme në Europian kundër Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat