Shqiptarët po dominojnë, serbët po çuditen në Gjermani: Ky ishte interesi primar i tifozëve shqiptarë

Futboll

Shqiptarët po dominojnë, serbët po çuditen në Gjermani: Ky ishte interesi primar i tifozëve shqiptarë

Nga: K.Goca Më: 16 qershor 2024 Në ora: 11:27
Pamje nga atmosfera Itali - Shqipëri

Dje ishte festë në qytetin e Dortmundit! Mbi 50 mijë shqiptarë në stadiumin “Sigan Iduna Park” në Dortmund, në përballjen Itali – Shqipëri.

Numri i madh i shqiptarëve, atmosferë brilante dhe flamujt që i dhanë një shije të këndshme.

Mediat serbe janë hedhur në ofensivë, po çuditen me numrin e madh të shqiptarëve dhe çdo gjë iu duket provokuese!

Image

Tifozët shqiptarë me shqiponjën dykrenore

Një farë mediumi Veçernj Novosti” edhe sot ka shkarravitur kundër shqiptarëve.

“Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë në Kampionatin Evropian në Gjermani, ka ndodhur një skenë e turpshme.

Image

Tifozët shqiptarë kanë veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa para ndeshjes kanë vendosur flamurin e Shqipërisë së Madhe.

Tifozët shqiptarë e shfrytëzuan edhe një herë këtë ngjarje sportive si një skenë provokimesh, ndaj edhe para ndeshjes me Italinë, me krenari vunë në dukje simbole të turpshme nëpër rrugë.

Filloi me flamurin e Shqipërisë së madhe, dhe gjithçka vazhdoi në tribuna.

Në vend të futbollit, interesi primar i tifozëve shqiptarë ishte që të prezantojnë sa më mirë uniformat e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me të cilat disa prej tyre u shfaqën në lojë.

Përveç provokimit, kanë dashur të merren edhe me italianët dhe kanë krijuar kaos në rrugët e Dortmundit”, shkarravit ky farë mediumi. Italia fitoi ndeshjen me Shqipërinë me rezultat 2:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat