“Tre Luanët” kërkojnë fitore ndaj Serbisë, Holanda përplaset me Poloninë, Danimarka e Sllovenia ndeshen në Shtutgart

Futboll

“Tre Luanët” kërkojnë fitore ndaj Serbisë, Holanda përplaset me Poloninë, Danimarka e Sllovenia ndeshen në Shtutgart

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Deri më tani mund të konsiderohet si një event “magjik”. Plot 16 gola në vetëm katër ndeshjet e para është ajo çka na ka dhuruar Kampionati Evropian i futbollit në Gjermani dhe spektakli pritet të vijojë edhe këtë të dielë, me tre sfida spektakolare, ku në fushë do të zbresë edhe një tjetër prej favoritëve, të trofeut.

Kështu, në orën 15:00, “Tulipanët” e Holandës do të nisin rrugëtimin e tyre evropian, ku në “Volksparkstadion”, të Hamburgut do të përballen me Poloninë, në sfidën tjetër të Grupit A, me “yjet” e Ronald Koeman, që do të kërkojnë një nisje sa më të mbarë të këtij edicioni, pavarësisht se skuadra përballë di si të rezistojë, por edhe të surprizojë kundërsharët.

Pas mbarimit të kësaj përballjeje, në orën 18:00 vjen një tjetër sfidës “simpatike”, e cila pritet të jetë tepër e luftuar, në fushën e blertë, me “Vikingët” e Danimarkës”, që do të kërkojnë tre pikët e para të këtij Kampionati Evropian, ku përballë do të kenë Slloveninë, e cila e udhëhequr në sulm, nga talenti, Benjamin Sesko do të kërkojë surprizën e madhe.

Në fund të ditës vjen edhe sfida më spektakolare e kësaj të diele, me “Tre Luanët” e Anglisë që do të nisin rrugëtimin e tyre, në këtë Kampionat Evropian, teksa në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit do të ndeshen me një kundërshtar jo dhe aq të lehtë si Serbia, teksa pritet që të tregojnë forcën e tyre që në këtë sfidë, ashtu siç edhe Gjermania me Spanjën, në ndeshjet e para. /i.m /abcnews.al 

Ndeshjet e së shtunës:

Grupi C

Ora 18:00, “MHP Arena”

Slloveni – Danimarkë

Ora 21:00, “Veltnis Arena”

Serbi – Angli

Grupi D

Ora 15:00, “Volksparkstadion”

Poloni – Holandë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat