Partizani vazhdon intesivisht përgatitjet për sezonin e rid he krahas stërvitjes, drejtuesit po punojn edhe për përforcimet. Kështu Rodrigo Piloto është lojtari i parë që u është bashkuar “demave”.
Orges Shehi kërkon të tjera afrime dhe u ka barë të ditur drejtuesve se ish-mesfuhsori i Kukësit është i”preferuari” i tij. Theodoros Mingos pëlqehet shumë nga timonieri i kryeqytetasve dhe tashmë sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet me dije se drejtuesit kanë nisur kontaktet me të.
Palët po diskutojnë mes tyre për një marrëveshje të mundshme me 26-vjeçarin.
Ky i fundit mbylli sezonin e Kukësit, ku në 16 ndeshje shënoi 1 gol ddhe asistoi në një tjetër rast. Mbetet të shihet nëse Mingos do të mbetet në Superiore apo do të largohet nga Shqipëria.