Shpalosi pankartën tifozi i kombëtares shqiptare, "çmend" grekët

Futboll

Shpalosi pankartën tifozi i kombëtares shqiptare, "çmend" grekët

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 12:17
Pamje

Mbrëmjen e djeshme stadiumi "Signal Iduna Park" u “vesh” kuqezi. Mijëra shqiptarë morën pjesë në ndeshjen Itali-Shqipëri, ku Shqipëria nuk arriti të siguronte fitore.

E nuk kishte se si dhe në këtë ndeshje të mungonin dhe pankartat “pikante”, ku disa duket se nuk janë pëlqyer nga Greqia.

Një pankartë e shfaqu në shkallët e stadiumit nga një shqiptar që është cilësuar si provokim i madh nga mediat greke.

“Historia e Shqipërisë së Madhe u shfaq në mënyrën më provokuese dhe të hapur në margjinat e ndeshjes së vendit fqinj me Italinë për Euro 2024.

Një tifoz i vendit fqinj ka shëtitur rrugëve të Dortmundit me një pankartë që tregonte territoret e Shqipërisë së Madhe, ku përfshiheshin Korfuzi, Janina, Grevena dhe Follorina”, shkruan Protothema.

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur 2 me 1 ndeshjen e parë në Euro 2024 kundër Italisë. Gjithçka u vendos në pjesën e parë. Ishte Bajrami që tundi rrjetën për Shqipërinë pas 23 sekondave lojë. Italia reagoi shpejt, pasi përmbysi me golat e Bastonit dhe Barellas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat