Guardiola takim me pronarin e Manchester Cityt

Futboll

Guardiola takim me pronarin e Manchester Cityt

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 12:52
Pamje

Pronari i Manchester City, Sheiku Mansour, është duke udhëhequr një ofensivë të ashpër për të mbajtur trajnerin Pep Guardiola në “Etihad”. Lajmi komnfirmohet nga “Daily Mirror”.

Marrëveshja aktuale e Guardiolës përfundon verën e ardhshme dhe pronarët kanë premtuar të bëjnë gjithçka që mundet për ta bindur atë të nënshkruajë një zgjatje të saj, që do ta çonte mbretërimin e tij për më shumë se një dekadë.

Thuhet se Mansour mirëpriti Guardiolën në shtëpinë e tij gjatë javës për një takim që ishte planifikuar përpara se menaxheri i tij të njoftonte se ai mund të largohej nga klubi kur t’i skadonte kontrata vitin e ardhshëm.

Gjithsesi, City nuk do ta lërë gjashtë herë fituesin e Premier League të largohet pa një luftë për ta bindur atë se ka ende për të arritur në Manchester në të ardhmen..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat