Njomakët e Vizionit të Feriazjt, me trajnerët Qerim e Vigan Shaqiri, ngadhënjyen në turneun “Teuta Cup” në Prizren.
Një sukses i madh për këtë ekip nga Ferizaj, që punohet me përkushtim në rritje të nivelit të lojës dhe të rezultateve.
“U shpallem kampion ne mesin e 34 ekipeve nga mbare trojet shqiptare.
Teuta Mehmeti e Florentina Ramadani
Njeherit portieri me i mirë i turneut u shpall 9 vjeçari Anuar Ballazhi”, shkruan në faqen e KF Vizioni.
Teuta Mehmeti shijoi edhe pozitën e trajneres për herë të parë: “Hera e parë ne stolin e trajnerëve ku ishim pjesëmarrës ne turneun ‘Teuta Cup 2024’ për nder të çlirimit të qytetit të Prizrenit.
Udhëheqim gjeneratën U11 te KF Vizioni se bashku me kolegen Florentina Ramadani e ku nga 34 ekipe pjesëmarrëse mundi jonë u shpërblye duke u shpallur kampion”, shkruan Mehmeti.