Zëvendësuesi i siguroi fitoren Holandës

Holanda ka startuar me fitore në Grupin D të Kampionatit Evropian në futboll.
Një fitore në finish me rezultat 2:1 ndaj Polonisë.
Atmosferë drithëruese dhe lojë e bukur në stadiumin “Volkspark” në Hamburg.
Polonia - Holanda 1:2
Stadiumi "Volksparks" në Hamburg.
Shikues: 55.000.
Gjyqtar: A. Soares Dias (Portugalia):
Shënues: Buksa (16'), Weghorst (83').- Gakpo (29').
Kartona të verdhë: Veerman,
Polonia: Szczesny, Bednarek, Salamon (Bereszynski 86'), Kiwior, Frankowski, Zielinski, Romanczuk (Slisz 55'), Zalewski (Piotrowski 77'), Urbanski (Swiderski 55'), S. Szymanski (Mode 46') dhe Buksa
Holanda: Verbruggen, Dumfries, de Vrij, van Dijk, Ake (van de Ven 87'), Schouten, J. Veerman (Wijnaldum 62'(, Xavi Simons (Malen 62'), Reijnders, Gakpo (Weghorst (81') dhe Depay (Frimpong 81').
Holanda me plot meritë ngadhënjeu e cila në bazë të rasteve ka mundur të jetë edhe më bindës rezultati.
Holandezët shpërdoruan shumë raste e Polonia pati mungesë të madhe sulmuesin Robert Lwandowski.
Në fillim të takimit Gakpo pati mundësi por nuk shënoi në portën polake.
Në minutën e 10-të, Reijnders i Holandës nga rreth 13 metra plason një goditje të fortë për fat të Polonisë shkoi përskaj shtyllës së majtë.
Zielinski harkoi bukur nga rivënia e këndit, ndërsa Adam Buksa kërceu më së larti dhe me kokë shënoi në këndin e majtë, 1:0 për Poloninë në minutën e 16-të. Portieri Szczesny tregon klasin e tij në minutën e 20-të, duke e ndalur një goditje të fortë të lojtarit van Dijk.
Në minutën e 29-të, Cody Gakpo goditi nga rreth 20 metra dhe për fat të mirë të tij devijohet topi dhe mashtroi portierin polak, 1:1.
Në fund të pjesës së parë Depay humb një rast ideal duke gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë.
Në minutën e 70-të, Denzel Dumfries nga këndi i vdekur nuk e befasoi portierin polak.
Në minutën e 73-të, de Vrij nga afërsia me kokë lëshoi një rast të mirë, duke gjuajtur mbi portë.
Në minutën e 83-të, Wout Weghorst dy minuta pasi u fut në lojë, ka shënuar nga afërsia në këndin e poshtëm të djathtë. 2:1.
Në minutën e 89-t[, Polonia pati rast për të barazuar por portieri holandez shpëtoi portën duke e ndalur goditjen e Swiderskit.
Holanda arkëtoi tre pikë të mëdha.
Më 21 qershor do të takohen Polonia – Austria (18.00) dhe Franca – Holanda (21.00).