Tirana ka prezantuar Romeo Harizajn si afrimin e 6 në merkato. Portieri mbylli bashkëpunimin me Apoloninë ku ishte pjesë prej 8 vitesh.
Bardheblutë nuk e humbën mundësinë për të afruar Harizajn, që më parë ka mbajtur veshur dhe fanellën e Dinamos. Kryeqytetasit më parë kanë prezantuar Gjumsin, Arhan Isuf, Prengaj, Ismajli dhe Kolën.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton transferimin e portierit Romeo Harizaj! Gardiani 25-vjeçar ka spikatur ndër vite në kampionatin shqiptar dhe duke nisur nga ky sezon, ai do të mbajë veshur fanellën bardh’ e blu!
Klubi i Tiranës mirëpret portierin Harizaj dhe i uron suksese në këtë hap të ri në karrierë”, njofton Tirana.