Serbët si gjithmonë viktimizojnë veten dhe sulmojnë të tjerët.
“Kurir” ka shkruar se një shqiptar është futur në mesin e tifozëve serb.
“Skena të pahijshme në Gelsenkirchen të Gjermanisë, të shkaktuara nga ata që nuk kanë vend atje, tifozët shqiptarë!”, kështu shkarravit pamfleti serb.
“Një shqiptar ka hyrë në mesin e tifozëve serbë me qëllim që të provokojë serbët dhe të varë flamurin.
Në përgjithësi qendra e qytetit është e mbushur me shqiptarë, dhe ata hynë në një restorant në qendër të qytetit të drejtuar nga
një serb me qëllim që të shkaktonin kaos, dhe shpërtheu një përleshje e ashpër”, shkruan më tej.