Anglia kryeson grupin

Anglia ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Serbisë, në takimin e xhiros së parë të Grupit C të Kampionatit Evropian në futboll.
Një fitore minimale por shumë domethënëse dhe që gëzon tifozët e saj.
Serbia gjunjëzohet në takimin e parë dhe Anglia është në festë sepse ky trepikësh thotë shumë për ta, ku udhëheqin grupin me 3 pikë, pasojnë Sllovenia me 1. Danimarka 1 dhe Serbia e fundit me 0 pikë.
Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, kokulur lëshoi fushën nga kjo disfatë.
Serbia - Anglia 0:1
Stadiumi "Veltins Arena" në Gelsenkirchen.
Shikues; 60.000.
Gjyqzat: D. Orsato (Italia).
Shënues: Bellingham (13').
Kartona të verdhë: Gudel, Tadiq.
Serbia: Rajkoviq, Velkoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, Gude (Iliq 46')l, Llukiq (Tadiq 61'), A. Zhivkoviq (Birmançeviq 74'), Kostiq (Mlladenoviq 43'), S. Milinkoviq-Saviq, Vllahoviq dhe Mitroviq (Joviq 61').
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Alexander-Arnold (Gallagher 69'), Rice, Saka (Bowen 76'), Bellingham (Mainoo 86'), Foden dhe Kane.
Në minutën e 13-të, Saka me një lëvizje mjeshtërore, kroson për bukuri, ndërsa Jude Bellingham kërceu më së larti dhe goditi fuqishëm me kokë duke plasuar topin në këndin e djathtë, 1:0.
Portieri Rajkoviq vetëm e ka shikuar topin dhe as që kishte forcë për të reaguar.
Në minutën e 25-të, Kyle Walker shpërdoroi një rast ideal, më lehtë e kishte që të shënonte se sa të dështonte. Ai ngutet dhe topi shkoi pranë shtyllës së djathtë pingule.
Në minutën e 56-të, Alexander-Arnold dërgoi një goditje nga distanca dhe portieri Rajkoviq me mund të madh e dëboi topin.
Në minutën e 77-të, Anglia e pafat, sulmuesi Harry Kane goditi me kokë, ndërsa portieri Rajkoviq mbron me mund të madh por topi pastaj ndalet nga traversa.
Në minutën e 82-të, Vllahoviq nga rreth 20 metra dërgoi një goditje të fortë dhe Pickford me maje të gishtërinjve e dëboi topin në korne.
Më 20 qershor Sllovenia përballet me Serbinë (15.00) e Anglia ndeshet me Danimarkën (18.00).