Duro kritik pas humbjes së Kombëtares shqiptare

Futboll

Duro kritik pas humbjes së Kombëtares shqiptare

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 20:44
Shpëtim Duro

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro pati rezerva për lojtarët e Shqipërisë, për atë humbje 2:1 ndaj Italisë në Europian.

Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, në “Euro 24” në News 24, Duro lë të kuptohet se golat e pësuar nga kuqezinjtë, mund të evitoheshin.

“Duhej të ngacmonim më shumë. Asllani nuk u pa fare në pjesën e parë.

Pjesa e parë shumë e dobët në të gjitha aspektet. Golat e pësuar? Është e palejueshme të pësosh në goditje standarte.

Shtylla e dytë, shikoni kush e pati përgjegjësinë, është Seferi. Shumë i lirshëm Bastoni, realizon gol.

Nuk kishte njeri te Barella. Italia na kishte vlerësuar” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat