Ish-futbollisti i Tiranës dhe specialist në Sektorin e Edukimit në FSHF, Alban Tafaj u shpreh se Shqipëria do mbahet mend gjatë për golin e Bajramit si më i shpejti në historinë e europianëve.
Tafaj: Europianin tonë e kemi fituar me pjesëmarrjen për herë të dytë në europian.
"Një entuziasëm i jashtëzakonshëm nga tifozët që besoj se ka rritur edhe presionin tek skuadra, tek futbollistët për të dhënë edhe ato maksimumin.
Shënimi pastaj i golit është edhe një rekord me vete.
Do hyjmë në histori me golin që kemi shënuar me Nedim Bajramin.
Do mbahet mend gjatë Shqipëria për këtë gol.
Futbollistët tanë dhanë më të mirën e tyre, por në pika të veçanta na triumfoi Italia.
Një nga pikat më forta që ka Italia është trajneri Spalleti", tha Tafaj.