Një largim me peshë nga Elbasani

Futboll

Një largim me peshë nga Elbasani

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 21:03
Elbasani

Ardit Hoxhaj ka njoftuar se nuk do të jetë lojtar i Elbasanit për sezonin e ardhshëm. Palët kanë ndërprerë kontratën me bashkëpunim.

Hoxhaj në postimin e tij lë të nënkuptohet se ka qenë ai që ka kërkuar largimin.

Kujtojmë se 29-vjeçari kontribuoi për verdheblutë që siguruan ngjitjen në Superiore.

“Falënderoj klubin e AF Elbasani për mirëkuptimin për prishjen e kontratës.

Dua të falënderoj të gjithe tifozat që me kanë mbështetur në veçanti ULTRAS TIGRAT VERDHEBLU. Ju uroj suksese në vazhdim",njofotn Hoxhaj..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat