Zlatko Daliç e refuzoi Çiron për shkak të shqiptarëve

Futboll

Zlatko Daliç e refuzoi Çiron për shkak të shqiptarëve

Nga: K.Goca Më: 16 qershor 2024 Në ora: 23:35
Zlatko Daliç

Zlatko Daliç do të drejtojë kombëtaren e Kroacisë kundër Shqipërisë në Kampionatin Evropian, ndeshja luhet (15.00) në Hamburg më 19 qershor.

Selektori i kombëtares kroate ka një lidhje të fortë edhe me futbollin shqiptar, pasi që në verën e vitit 2008, ai mori detyrën si trajner, duke drejtuar Dinamon e Tiranës. 

Për ta marrë në Zagreb kishte ardhur presidenti i klubit, sipërmarrësi i fuqishëm shqiptar Besnik Sulaj, i cili ishte edhe mysafir i presidentit të atëhershëm të Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq, shkruan media kroate “Veçernj List”.

Interesant është fakti se dy vite më parë Daliç dhe Varteksi u eliminuan nga KF Tirana në raundin e parë preliminar të Kupës UEFA, 1:1, 0:2.

Daliç ka një moment interesant kur refuzoi Mirosllav Çiro Bllazheviqin që drejtonte kombëtaren e Bonjës dhe Hercegovinën në vitin 2008. 

Këtë e bëri për shkak të shqiptarëve, pra Dinamos së Tiranës.

“Ajo punë (në Bosnje dhe Hercegovinë) do të ishte një sfidë e madhe për mua, dhe të punoja me Çiron dhe në ekipin kombëtar, do të ishte një nder i madh.

Dhe unë e kisha atë ofertë (nga Shqipëria) dhe mund të them se janë shumë para”, tha Daliq për Veçernj list” në vitin 2008.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat