Van Dijk: Donim fitoren me çdo kusht, Weghorst shumë i rëndësishëm

Futboll

Van Dijk: Donim fitoren me çdo kusht, Weghorst shumë i rëndësishëm

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 23:55
Van Dijk dhe Weghorst

Ndonëse Wout Weghorst i dha Holandës një fitore të vonuar ndaj Polonisë (2-1), ka nga ata që nuk janë aspak të kënaqur me golin e pësuar në fillim të ndeshjes debutuese në Grupin D të Kampionatit Evropian në Gjermani.

Goli i shënuar nga Adam Buska u komentua menjëherë pas ndeshjes nga kapiteni i “Tulipanëve”, Virgil van Dijk, i cili nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si u mbrojt Holanda në atë rast: “Në golin e 1-0 ai (sulmuesi polak) ka një linjë të lirë vrapimi, duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj”.

Mbrojtësi i Liverpoolit më pas tha se ishte i lumtur me marrjen e tri pikëve: “Detyra ishte të fitonim ndeshjen e parë me çdo kusht dhe ne ia dolëm”.

Nuk kanë munguar komplimentet për autorin e golit të fitores, Weghorst:

“Wout ka shumë cilësi dhe është një hallkë e rëndësishme në grup, e tregoi edhe sot.

Të gjithë duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për të ndërhyrë. Besoj se kemi treguar edhe një herë se zëvendësuesit mund të bëjnë ndryshimin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat