Klubi Italian, Napoli, ka thënë që Kvicha Kvaratskhelia nuk është në shitje pas komenteve të agjentit të këtij të fundit.
Menaxheri i gjeorgjianit, Mamuka Jugeli, ka thënë që klienti i tij po do që të largohet këtë verë, dhe se për prioritet e ka një ekip që garon në Ligën e Kampionëve.
“Pas deklaratave të kampit të Kvaratskhelias, duam që ta risjellim në mendje që ai është nën kontratë deri në qershor të 2027-tës”, thuhet në komunikatën e Napolit.
“Kavartskhelia NUK është në shitje. Agjentët e lojtarëve NUK e vendosin se ku shkojnë ata, por është Napoli ai që vendos kur ata janë nën kontratë”.