Ten Hagu: Isha me pushime, erdhën nga Unitedi dhe më kërkuan që të qëndroj te klubi

Futboll

Ten Hagu: Isha me pushime, erdhën nga Unitedi dhe më kërkuan që të qëndroj te klubi

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 08:41
Erik ten Hag

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë që përfaqësues të klubit ia kanë ndërprerë pushimin për t’i treguar që do ta mbajë vendin e punës.

“Menaxhmenti i klubit erdhi te unë sa isha me pushime në Ibiza”, ka thënë Ten Hagu për televizionin holandez, NOS.

“Ata papritmas u shfaqën te pragu i derës, dhe më thanë që donin që të vazhdonin me mua”.

Këto javë Djajtë e Kuq po e shqyrtonin situatën e kryetrajnerit pasi Unitedi përfundoi në pozitën e tetë stinorin e kaluar, por arriti ta fitojë FA Cupën në finalen kundër Manchester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat