Shkatërrohet celula e ISIS-it, planifikuan sulme ndaj lojtarëve dhe tifozëve të Real Madridit

Futboll

Shkatërrohet celula e ISIS-it, planifikuan sulme ndaj lojtarëve dhe tifozëve të Real Madridit

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Terrorizmi islamik është rikthyer për të kërcënuar futbollin spanjoll.

Sipas medias spanjolle, El Confidencial, në fakt, shërbimet e informacionit, Guardia Civil kanë çmontuar javët e fundit një rrjet që synonte të sulmonte stadiumin Santiago Bernabeu dhe ftonte militantët e tij të qëllonin kundër lojtarëve dhe tifozëve të Real Madridit.

Nëntë persona u arrestuan në operacionin në Salt (Girona), Algeciras (Cadiz), Anta (Almeria) dhe Tenerife.

Në bashkëpunim të ngushtë me Europolin dhe FBI-në amerikane, operacioni i autoriteteve spanjolle synonte të shënjestronte Fondacionin e vetëshpallur I’lam, një nga qendrat kryesore të propagandës së lidhur me Shtetin Islamik, me radio stacione, agjenci lajmesh.

Shteti Islamik nuk është i huaj për këtë lloj kërcënimi dhe tashmë kishte krijuar panik prillin e kaluar duke kërcënuar se do të sulmonte stadiumet ku po luheshin çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat