Mario Mitaj: Ndaj Kroacisë shpresojmë të marrim rezultat pozitiv/ Mbrojtësi flet edhe për Hysajn

Futboll

Mario Mitaj: Ndaj Kroacisë shpresojmë të marrim rezultat pozitiv/ Mbrojtësi flet edhe për Hysajn

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj foli për disa çështje të ekipit gjatë një  konference për mediat nga Dortmundi. Ai tha se situata në ekip është e qetë dhe lojtarët me stafin po përgatisin ndeshjen ndaj Kroacisë.

Mbrojtësi kuqezi i vlerësoi kundërshtarët ballkanas dhe cilësi pikën e tyre të fortë repartin e mbrojtjes.

Mitaj: “Besoj që në përgjithësi të gjithë mundohen të luftojnë për Kombëtaren, kemi Brojën dhe Asanin që ka një gjuajtje të mirë, jemi një shtet i vogël por duhet të mundohemi që ta dërgojmë Kombëtaren sa më lart, por besoj Broja mund të bëjë më shumë dëm. E kemi harruar mërzitjen me Italinë që nuk morëm pikën që deshëm, do të futemi me të njëjtin personalitet dhe të bëjmë një lojë më të mirë për të marrë pikë. Unë kur futem në fushë nuk kam emocione më ikin dhe mundohem ta shijoj, sidomos kur luajmë me rreth 60 mijë tifozë shqiptarë, kam pasur emocione të mira. Në një ndeshje gjithmonë duhet bërë gabim pasi bëjnë edhe rezultatin. Ne nuk i nënvlerësojmë kundërshtarët, ashtu siç e kanë thënë të gjithë është grupi i vdekjes, ne duhet të përgatitemi dhe të marrim një rezultat të mirë. Në pjesën e dytë më furnizuan më shumë shokët me pasime, jam lojtar që më pëlqen të mbaj topin në këmbë”.

Me thënë të drejtën nuk e kam menduar të ardhmen time, por jam i përqëndruar tek Kombëtarja. Të gjithë u habitën se goli u bë shumë shpejt dhe u emocionuam pak dhe kthyem në mbrojtje. Trajneri nuk është se na ka folur shumë duhet të përmirësojmë goditjet standarte edhe pse kemi punuar shumë. Mund të jetë pak faji im dhe faji i Seferit, krosimi i lojtarit sduhet të ishte bërë, është diçka që duhet ta përmirësojmë. Besoj se po, varet nga tifozët nëse do të vijnë në stadium. Ne po përgatitemi dhe e kemi analizuar mirë Kroacinë, tani na interesojnë vetëm ata dhe ishalla marrim rezultatet më të mira. E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka dhënë aq shumë për Kombëtaren, ka dhënë shpirtin për mua nuk është një gjë e bukur, por çdo person bën atë kritikën e vet. I dimë cilësitë që ka Kroacia, sot është stërvitja që duhet ti analizojmë më shumë taktikisht dhe si do të futemi ne në fushë.

Kritikat ndaj Elseid Hysajt

 Mitaj: Ai ka dhënë shpirtin për Kombëtaren, nuk shkojnë kaq shumë kritika.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat