Silvinjo merr frymë lirisht, ylli i kombëtares rikuperohet para ndeshjes me Kroacinë dhe merr pjesë në stërvitje

Futboll

Silvinjo merr frymë lirisht, ylli i kombëtares rikuperohet para ndeshjes me Kroacinë dhe merr pjesë në stërvitje

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 17:25
Jasir Asani

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot në orën 15:00 seancën e parë stërvitore pas ndeshjes me Italinë ku mësuam edhe disa informacione të rëndësishme.

Pjesë e grupit ishte edhe Jasir Asani, që pësoi një lëndim të lehtë në takimin me “Axurrët”, por duket sikur e ka lënë pas teksa është shfaqur në stërvitje dhe është gati për të marrë urdhrat e Silvinjos

Anësori kuqezi ka mbetur i dëmtuar në momentin kur është goditur nga Dimarko, tek goli i dytë i Italisë, i shënuar nga Barrela, i cili u pa edhe nga sistemi VAR, por që u vendos të mos konsiderohej si faull.

Asani luajti 68 minuta në ndeshjen ndaj Italisë, duke regjistruar 22 prekje të topit, me 7 pasime të sakta nga 9 të tentuara, 0 nga 3 driblime të realizuara dhe vetëm 1 nga 8 duelet e fituara sipas të dhënave të “SOFASCORE”.

Për sa i përket seancës së sotme stërvitore grupi u duk i qetë dhe i lumtur në prag të përballjes së dytë të Europianit me Kroacinë të mërkurën në orën 15:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat