​Ky është rezultati Belgjikë-Sllovaki pas pjesës së parë

Futboll

​Ky është rezultati Belgjikë-Sllovaki pas pjesës së parë

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 18:50
Futbollistët

Belgjika dhe Sllovakia përfunduan 45 minutat e para në takimin e dytë në Grupin E në Kampionatin Evropian.

Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë e papritur të sllovakëve në "Deutsche Bank Park" të Frankfurtit.

Sulmuesi Ivan Schranz në minutën e shtatë shfrytëzoi një gabim katastrofik të mbrojtjes belge. Ata humbën topin para portës dhe atë e arriti Kucka, gjuajtja e të cilit u devijua nga Casteels drejt Schranz, i cili shënoi për të kaluar sllovakët në epërsi befasuese.

Belgët kishin rast të mirë shënimi në minutën 42, por Romelu Lukaku u tregua i pavëmendshëm para portës së kundërshtarit, duke dështuar në arritjen e barazimit.

Belgjika është favorit i madh për vendin e parë në grup, ku bëjnë pjesë edhe Ukraina dhe Rumania.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat