Franca e nis me këmbë të mbarë Euro 2024 – mposht minimalisht Austrinë

Futboll

Franca e nis me këmbë të mbarë Euro 2024 – mposht minimalisht Austrinë

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 23:04
Franca

Franca ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Austrisë në ndeshjen e tyre hapëse të Kampionatit Evropian 2024, e vlefshme për grupin D.

“Gjelat” rastin e parë serioz në këtë ndeshje e patën në minutën e nëntë kur Kylian Mbappe u gjend në një situatë të mirë shënimi, por portieri ia mohoi golin.

Golin e fitores Franca e gjeti në minutën e 38-të ku pas një krosimi të Mbappes, mbrojtësi austriak Wober i cili me kokë shënoi në rrjetën e portës së tij për 1-0.

Në pjesën e dytë Mbappe ishte sërish në qendër të vëmendjes kur në minutën e 55-të në një situatë ballë për ballë portierit dështoi që të dyfishonte epërsinë e Francës.

Një tjetër gjysmë rast pati edhe Marcus Thuram i cili në minutën e 68-të goditi në drejtim të portës por gjuajtja e tij u prit lehtësisht nga portieri.

Në minutën e 87-të Mbappe u detyrua që të largohej nga loja pasi pas një dueli me njërin nga mbrojtësit austriak lëndoi hundën dhe iu lëshua gjakderdhja.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Franca mori fitoren e parë në Euro 2024.

Ndeshjen e ardhshme Franca do ta luajë të premten ndaj Holandës, ndërsa Austria do të ketë punë me Poloninë po atë ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat