Pesë rivalët e mundshëm të Partizanit

Futboll

Pesë rivalët e mundshëm të Partizanit

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 11:04
Partizani

Ditën e djeshme UEFA ka shkurtuar listën e kundërshtarëve të mundshëm të Partizanit.

50 skuadrat pjesëmarrëse në raundin e parë të Ligës së Konferencës janë ndarë në pesë grupe me nga dy vazo: favoritët dhe jofavoritët.

Partizani, që ndodhet në vazon e favoritëve do të mësojë sot se me cilin do të përballet mes skuadrave të Torpedo, Aktobe, Marsakslok, Mornar dhe Talina Kalev. Kazakët e Aktobe dhe bjellorusët e Torpedos shihen si kundërshtarë për t’u shmangur nga “demat”, teksa rialët më të përshtatshëm do të ishin maltezët e Marsakslok apo malazezët e Mornar për shkak të forcës së ekipeve, por edhe afërsisë gjeografike.

Edhe me estonezët e Talinës të kuqtë kanë diferenca në favor. Shorti hidhet sot në orën 16:00 në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës. Ndeshjet luhen më 11 dhe 18 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat