Egnatia në Slloveni, rrezikohet duel me Ballkanin e Dajës

Futboll

Egnatia në Slloveni, rrezikohet duel me Ballkanin e Dajës

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 11:07
Egnatia

Nga Sllovenia, sot në orën 14:00, Egnatia do të mësojë kundërshtarin që do të ketë përballë në raundin e parë të Champions League.

Kampionët e Shqipërisë marrin pjesë për herë të parë në historinë e tyre në këtë kompeticion, çka përbën një debutim historik të tyre në turneun më të rëndësishëm për klube në kontinent. Dje UEFA ka shkurtuar listën e rivalëve të mundshëm të Egnatias, duke e reduktuar në vetëm pesë të tilla. Egnatia ndodhet në vazon e jofavoritëve në grupin 1 dhe përballë mund të ketë skuadrat e Slovan Bratislava, Linkoln Red Imps, Nju Saints, Ballkanit dhe Borac Banja Luka.

Me siguri, teksa lexoni këtë listë të kundërshtarëve të mundshëm të skuadrës së Tetovës, emri që bie më së shumti në sy është Ballkani i Ilir Dajës, që është renditur në vazon e favoritëve falë suksesit të kualifikimit deri në grupe të Ligës së Konferencës në dy raste në vitet e fundit. Skuadra nga Suhareka me siguri renditet mes skuadrave jo të preferuara nga Egnatia.

Gjithsesi Sovan Bratislava konsiderohet si rivali i mundshëm më i fortë dhe ai ndaj të cilit shanset do të ishin më të vogla për kualifikim. Banja Luka e Bosnjës është gjithashtu një rival i sikletshëm, teksa uellsianët e Nju Saints dhe Linkoln Red Imps nga Gjilbratari konsiderohen si skuadra të kalueshme nga të besuarit e Edlir Tetovës. Shorti i sotëm hidhët në Nion të Zvicrës. Ndeshjet e para luhen më 9 ose 10 korrik dhe më 16 ose 17 korrik.

Në shortin e nesërm do të jenë të ndaluara të ndeshen skuadrat kosovare përballë atyre serbe dhe boshnjake. Ky rregull është vendosur nga UEFA për shkak të marrëdhënieve kontradiktore politike mes vendeve në fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat