Nga Serie C në Tiranë

Futboll

Nga Serie C në Tiranë

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 11:18
Pamje nga një ndeshje

Tirana vazhdon të jetë mjaft aktive me afrimet.

Drejtuesit bardheblu pas “firove” të shumta që patën në fillim të merkatos, tashmë po i zëvendësojn ëme lojtarë të rinj.

Kështu është arritur marrëveshja me një mesfushor.

Bëhet fjalë për Ian Soler, i cili ka mbyllur sezonin në Serie C italiane. 28-vjeçari luan si mesfushor shkatërrues, i cili mund të përshtatet shumë mirë edhe si qendërmbrojtës.

Spanjolli pritet të marrë në dorë “çelësat” e mesfushës.

Pëer Bledi Shkëmbin do të jetë një “armë” plus për sezonin e ri. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje mbetet çështje ditësh, me lojtarin që shumë shpejt pritet t’i bashkohet ekipit në Pogradec, ku po zhvillojnë edhe minifazën përgatitore për pjesëmarrjen në Conference League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat