Lunin i lumtur në Madrid

Futboll

Lunin i lumtur në Madrid

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 12:28
Lunin

Sezoni i kaluar ishte një sezon i jashtëzakonshëm për Real Madridin.

Klubi spanjoll siguroi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, derisa po ashtu triumfoi edhe në Superkupën e Spanjës.

]Andriy Lunin luajti rol të madh në këto triumfe, duke arritur të bëhet portieri numër një i Real Madridit në mungesë të Thibaut Courtois, i cili pësoi dy lëndime të ndryshme.

Megjithatë, Lunin e humbi vendin e startuesit në fund të sezonit, derisa kjo situatë ka sjellur thashetheme se portieri ukrainas do të largohet në verë.

Ai ka qenë në bisedime me Real Madridin për të vazhduar kontratën, e cila skadon më 2025, mirëpo raportimet nga Spanja bëjnë me dije se tashmë bisedimet kanë ngecur.

Portieri 25-vjeçari foli pas humbjes 3-0 nga Rumani në “EURO 2024”, duke pranuar se është i lumtur të vazhdojë në Real Madrid, por po ashtu nuk përjashtoi mundësinë e largimit nga 15 herë kampioni i Europës.

“Tani jam 100% i fokusuar në Kampionatin Europian me shtetin tim dhe nuk jam duke menduar për diçka tjetër. Për probleme të jashtme, është menaxheri im. Në jetë gjithçka mund të ndodhë, por unë do të doja të vazhdoja me Real Madridin”, tha ai pas ndeshjes.

Duke marrë parasysh formën që kaloi sezonin e kaluar, Lunin mund të mos jetë i kënaqur me rolin e portier të dytë, kështu që një largim nga kryeqyteti spanjoll mund të ndodhë.

Nëse duy palët nuk merren vesh për një vazhdim kontrate, atëherë Real Madridi nuk do e pengojë Lunin të largohet, gjithmonë nëse një ofertë e mirë arrin në kampin madrilen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat