Esin Hakaj, mbrojtësi i majtë i Vllaznisë, ka qenë një nga pikat kyçe në dy sezonet e fundit me kuqeblutë.
Pas “divorcit” me ekipin shkodran tani mësohet se është në kërkim të disa skuadrave, si jashtë dhe brenda Superiores. Mbrojtësi shkëputi marrëdhëniet me skuadrën pas 3 sezonesh, ku spikati me performancën e tij, duke qenë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të kampionatit. Për këtë arsye, interesi për të pasur shërbimet e 27-vjeçarit është i madh.
Pas Elbasanit që sapo u ngjit të Superiore dhe kërkon që të bëjë një skuadër konkurruese, një tjetër ekip është shfaqur në skenë dhe ka kontaktuar Hakajn. Bëhet fjalë pikërisht për skuadrën e Tiranës.
Gjithsesi, Hakaj duket se momentalisht është i përqendruar për një largim jashtë Superiores, duke mosu nxituar momentalisht për të nënshkruar me një ekip në kampionatin tonë.
Kujtojmë që Hakaj ka një eksperiencë të madhe në Superiore. Përveç Vllaznisë, ai ka mbajtur veshur edhe fanellat e Teutës dhe Partizanit.