Ndeshja Gjermani-Skoci (5-1), e cila ishte premiera e Evropianit, la pas momente të shkëlqyera futbolli, por edhe histori të pazakonta. Në njërën prej tyre është përfshirë edhe sulmuesi i Gjermanisë, Niclas Füllkrug. Sipas “Bild”, sulmuesi i Borussias së Dortmundit u përfshi në një incident kurioz me një tifoz të “Mannschaft”-it.
Füllkrug ishte duke praktikuar gjuajtjet në portë gjatë ndeshjes Gjermani-Skoci dhe një nga ato goditje aksidentalisht goditi një tifoz të ulur në tribunë.
Një anëtar i klubit të tifozëve të kombëtares gjermane, Kai Flathmann, theu dorën pasi u godit nga topi i gjuajtur nga Füllkrug gjatë ngrohjes.
Tifozi ishte ulur në rreshtin e parë, pranë portës në “Allianz Arena”.
Aq e fortë ishte goditja, sa i dëmtoi rëndë dorën e majtë.
Tifozi i lënduar tregon për “BILD” se si ishte ai moment dhe veprimet e tij të mëpasshme:
“Këndova himnin në barelë. Nuk mund të qeshja e as të qaja, për fat të keq m’u desh të hiqja dorë nga ëndrra ime për të ndjekur ndeshjen hapëse. Por kur Fülle të thyen dorën…?.