Ballkani sfidohet nga skuadra e Santa Coloma! Përballje shqiptaro – serbe 

Futboll

Ballkani sfidohet nga skuadra e Santa Coloma! Përballje shqiptaro – serbe 

Nga: K.G. Më: 18 qershor 2024 Në ora: 14:18
Pamje nga shorti

Skuadra shqiptare mësojnë rivalët në rrethin e parë të Champions League në futboll.

Ballkani, kampion i Kosovës, ndeshet me UE Santa Coloma nga Andorra.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum ballafaqohet me Slovan Bratisllavën nga Sllovakia.

The New Sainst nga Uellsi sfidon kampionin e Malit të Zi, Deçiqi nga Tuzi.

Përballje shqiptare serbe është takimi mes Egnatisë dhe Borci të Banjallukës nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat