Tre herë kampion në historinë e klubit, ja rivali i Egnatias në Champions

Futboll

Tre herë kampion në historinë e klubit, ja rivali i Egnatias në Champions

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 14:50
Egnatia

Egnatia e Rrogozhinës në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve do të përballet me ekipin boshnjak Borci Banja Lluka.

Borak është një klub futbolli profesionist boshnjak, me qendër në qytetin e Banja Lukës. Borac Banja Luka është një nga klubet më të njohura të futbollit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Emri Borci do të thotë “Luftëtar”.

Aktualisht, Borak është pjesë e Premierligës së Bosnjë-Hercegovinës dhe ndeshjet e saj në shtëpi i luan në stadiumin e qytetit të Banja Lukës , i cili ka një kapacitet prej 10,030 vendesh.

Borak ka dalë kampion 3 herë në historinë e tij, në sezonet: 2010-11, 2020-21, 2023-24

Klubi boshnjak, doli kampion sezonin e kaluar, duke arritur të koleksiononte 78 pikë, 2 më shumë se vendi i dytë Zrinjski.

Lojtari me më shumë gola sezonin e kaluar ishte Jovo Jukiç me 13 të tillë të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat