Egnatia nga Rrogozhina, kampion i Shqipërisë, do të përballet me ekipin serb nga Bosnja dhe Hercegovina, Borcin e Banjallukës, në rrethin e parë të kualifikueseve për Champions League.
Ndeshja e parë është paraparë me 9 ose 10 korrik në stadiumin e qytetit të Banjallukës, ndërsa ndeshja e kthimit pas një jave në Elbasan.
"E di që kanë qenë të parët në Shqipëri për pothuajse të gjithë kampionatin.
Sigurisht që kanë cilësi, do të shohim lojtarët dhe stilin e lojës së tyre në ditët në vijim. Do t'i analizojmë mirë dhe do të përgatitemi dhe do të përpiqemi t’i kalojmë.
Në raundin e parë pres një atmosferë fenomenale në Banjallukë dhe besoj se kjo atmosferë do të na çojë më[ tej. Ne do t'i zgjidhim problemet që kemi shumë shpejt dhe do të jemi shumë më të përgatitur për ndeshjen e parë”, tha trajneri i Borcit, Mlalden Zhizhoviq.