Turqia fiton
Turqia e nisi me këmbë të parë në grupin F të Euro 2024.
Turqit triumfuan me rezultat 2:1 ndaj Gjeorgjisë, në takimin që u luajt në Dortmund dhe nëpër shi.
Në minutën e 10-të, Gjeorgjia me fat të madh. Ayhan nga rreth 19-20 metra dërgoi goditje përtokë e të fuqishme por shtylla e djathë ia mohoi golin.
Turqia – Gjeorgjia 3:1
Stadiumi "Signal Iduna Park" Dortmund.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: F. Tello.
Shënues: Muldur (25'), Guler (65'), Akturkoglu (90+7')- Mikautadze (32').
Kartona të verdhë: Bardakci, Calhanoglu -Kvirkvelia.
Turqia: Gunok, Muldür (Celik 85'), Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Calhanoglu (Ozcan 90+1'), Ayhan (Demiral 79'), Arda Güler (Yazici 79'), Kokcu, Yildiz (Akturkoglu 85') dhe Yilmaz.
Gjeorgjia: Mamardashvili, Kvirkvelia (Zivzivadze 85'), Kashia, Dvali, Kakabadze, Mekvabishvili (Altunashvili 89'), Chakvetadze (Davitashvili 73'), Tsitaishvili (Lochoshvili 74'), Kochorashvili, Mikautadze dhe Kvaratskhelia.
Pas dy minutave (12’) Anzor Mekvabishvili goditi nga distanca dhe mezi e ndali portieri turk Gunok.
Mert Muldur shënoi gol spektakolar në minutën e 25-të. Ai nuk e la topin të bie as në tokë e nga 16 metra e dërgoi në këndin e epërm të majtë të Gjeorgjisë, 1:0.
Në minutën e 35-të, Mikautadze nga një pozitë ideale por për fat të turqve topi shkoi pranë shtyllës së djathtë.
Në minutën e 65-të, Arda Guler, 19 - vjeçari i Real Madridit, ka treguar talentin e madh të tij, nga rreth 22 metra shënoi eurogol në këndin e djathtë të epërm.
Traversa aleat i turqve në minutën e 70-të. Giorgi Kochorashvili ballë për ballë dhe kur pritej gol topi u ndal nga traversa.
Portieri i Gjeorgjisë shpëtoi gol të sigurt, duke e ndal goditjen e Yazicit. Ai nga afërsia goditi me kokë por portieri Mamardashvili reagoi edhe më bukur.
Në minutën e 90+3, Georges Mikautadze nga 6-7 metra çuditërisht ka gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë, kur të gjithë menduan se u mposht Turqia!
Në minutln e 90+5, shtylla shpëton Turqinë.
Në minutën e 90+7. Gjeorgjia me portier e me të gjtihë në sulm, një gabim e shfrytëzoi Akturkoglu duke marr një top dhe me shpejtësi e plasoi në portën e boshatisur.
Turqia ngadhënjeu në hapje të grupit, ku garojnë edhe Portugalia dhe Republika e Çekisë.