Të gjitha skuadrat tona të cilat do të paraqiten në garat evropiane sezonin e ardhshëm mësuan sot kundërshtarët e tyre, përveç Dritës.
Në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, kampioni i Kosovës, Ballkani do të përballet me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma.
Skuadra nënkampione Llapi, do të ketë një ballafaqim të fortë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, pasi do të sfidohet nga skuadra polake, Wisla Krakow.
Ndërkohë, skuadra e Malishevës, e cila do të bëjë debutimin e saj në garat evropiane, në rrethin e parë të Ligës së Konferencës do të ketë punë me skuadrën e njohur malazeze, Buduçnost nga Podgorica.
Ndërkaq, për shkak se garat në Ligën e Konferencës do t’i nisë nga rrethi i dytë, Drita kundërshtarin e saj do ta mësojë të mërkurën.