Skuadra e Lirisë, e cila ra nga Superliga e Kosovës në Ligën e Parë, ka mbetur sot pa pronar.
Lajmin e bëri të ditur tashmë ish-pronari i klubit prizrenas, Rrahman Kiçe, i cili ishte në krye të Lirisë që nga muaji prill i vitit 2022.
“Nga sot nuk jam më pronar i Lirisë.
Pronari i ri dhe aksionarët, bashkë me bordin e ri të klubit, do të bëhen publik shumë shpejt”, tha Kiçe për faqen zyrtare të Lirisë.