Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me mbrojtësin e qendrës, Muhamed Useini.
Useini transferohet te Llapi pas eksperiencës dy-vjeçare me FC Prishtina, me të cilët u paraqit në 72 ndeshje zyrtare dhe arriti t’i realizoj tre gola.
Pas ndarjes me Bekteshin, llapjanët kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij, duke siguruar shërbimet e tetovarit.
Useini ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër dhe menjëherë është bashkuar me skuadrën e Batatinës në përgatitjet e garave evropiane.