Endrick është gati të bëhet lojtar i ri i Real Madridit.
Sulmuesi i lindur në vitin 2006 do të transferohet në Spanjë nga Palmeiras pas rreth pesëdhjetë milionë eurove të paguara nga Los Blancos për ta siguruar atë.
Sulmuesi është i grumbulluar me Brazilin, por ndërkohë ka publikuar një postim enigmatik në rrjetet e tij sociale.
Endrick postoi një foto të tij duke mbajtur një fanellë me emrin dhe numrin e tij 26:
“Nuk e di nëse jeni gati për këtë. Më 20 qershor do të jem në ESPN për të publikuar një histori që do të tërbojë botën e sportit".