Llapi i Podujevës është i pafat në garat e Europa League, pasi që do të ndeshet me Wisla Krakow nga Polonia, një skuadër e papërshtatshme.
“KF Llapi 1932 është rival i Wisła Krakow. Lojtarët e Wisła Krakow do të luajnë kundër KF Llapi 1932 të Kosovës në raundin e parë të kualifikimeve për Europa League.
Ndeshja e parë do të luhet jashtë, e planifikuar paraprakisht për 11 korrik.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më vonë në Krakow.
Datat dhe orët e ndeshjeve do të konfirmohen deri më 21 qershor”, njofton klubi polak në faqen e saj zyrtare.