Çekia mposhtet në fund
Portugalisa ka dominuar dhe ngadhënjeu me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Çekisë, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit F të Euro 2024.
Sapo futet në lojë, Francisco Conceicao nga afërsia ka realizuar për 2:1 në minutën e 90+2.
Portugalia – Republika e Çekisë 2:1
Stadimi "Red Bull Arena" në Leipzig.
Shikues: 40.000.
Gjzqtar: M. Guida (Italia).
Shënues: Hranac (69' - autogol), Conceicao (90+2) - Provod (62'),.
Kartona të verdhë: Leao, Conceicao - Schick.
Portugalia: Diogo Costa, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes (Neto 90'), Diogo Dalot (Inacio 62'), Bruno Fernandes, Vitinha (Conceicao 90'), Joao Cancelo (Semedo 90'), Bernardo Silva, Rafael Leao (Diogo Jota 62') dhe Cristiano Ronaldo.
Republika e Çekisë: Stanek, Holes (Chory 90+2'), Hranac, Krejci, Coufal, Soucek, Doudera, Sulc (Sevcik 79'), Provod (Barak 79'), Schick (Chytil 60') dhe Kuchta (Lingr 60').
Në minutën e 32-të, Ronaldo në pozitë ballore por nuk e mposhti portierin çek, Stanek.
Në fund të pjesës së parë, Ronaldo nga afërsia por portieri çek në nivelin e lartë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, Ronaldo dërgoi goditje jo aq të fortë nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, ndërsa portieri Stanek e ndal pa telashe.
Në minutën e 62-të, portugezët në heshtje. Në futboll është një rregullt i pashkruar, kur nuk shënon edhe pëson. Kështu ishte me Portugalinë. Lukas Provod i Çekisë nga rreth 20 metra dërgoi një goditje të fortë duke shënuar në këndin e djathtë, 0:1.
Pas shtatë minutave (69') portugezët realizuan. Portieri Stanek ka ndal topin por që bie në këmbën e Robin Hranac duke shënuar autogol, 1:1.
Në minutën e 72-të, Stanek tregon klasin e tij, ndal gjuajtjen e Silvës.
Po ashtu edhe në minutën e 78-të, mezi e ndali gjuajtje nga rreth 20 metra të futbollistit Vitinha.
Në minutën e 90+2, Francisco Conceicao realizoi për fitoren e madhe, 2:1.
Më 22 qershor, Republika e Çekisë takohet me Gjeorgjinë (15.00) dhe Turqia - Portugalia (18.00).